Popular Posts

Tuesday, August 2, 2011

Kohë më parë një burrë ecte në plazh .
Dielli sapo po perëndonte ...
Ai ecte dhe mendonte :
Të kisha një makinë të re do të ndjehesha i lumtur ...
Të kisha një shtëpi të re do ndjehesha i lumtur ...
Të kisha një punë të mirë do ndjehesha i lumtur ...
Të kisha një grua të mirë do ndjehesha i lumtur ...
Në atë moment u pengua në një çantë të mbushur me gurë...
Filloi të luante me ta duke i hedhur një e nga një në det dhe mendonte :
Sikur të kisha ....do të ndjehesha...deri sa mbeti vetëm me një gur , të cilin vendosi ta mbante.
Kur arriti në shtëpi vuri re që guri që mbante në dorë ishte një diamant .
Mendoi se sa diamante kishte hedhur në det ,pa i vënë re se ishin gurë të çmuar ...
Kështu veprojnë edhe njerëzit .....
Ëndërrojnë atë që se kanë , pa i dhënë rëndësi gjërave që kanë pranë. Nëse do ti vështronin më mirë do të vinin re se sa me fat janë...
Lumturia është më afër se mendojnë..
Cdo gur duhet ruajtur mirë.
Cdo gur mund të jetë i çmuar ...
Cdo ditë e jona mund të jetë një gur i çmuar , i pazëvendësueshëm .
Cdo njeri duhet të vendosi nëse ta çmojë një gur apo ta hedhi në det ..
Miqtë .. Familjen.. Punën...Dashurinë apo Enderrat .....

Friday, July 15, 2011

KUJTOHU

Kujtohu: BUKURIA nuk zgjat pergjithmone, lekura behet me RRUDHA, floket behen te BARDHE, ditet transfromohen ne VITE..kshu qe mos kerko qe te shoqerohesh gjithmone me njerez TE BUKUR NGA JASHTE. Mbaji afer VETES personat qe kane RENDESI per ty, ato qe te bejne te ndjehesh mire, ato qe BRENDA vetes kane dicka dhe dine te ta DHUROJNE, edhe mbas 100 vitesh.

Saturday, July 9, 2011

'-Te heshtesh,nuk do te thot se ske asgje per te then,thjesht do te shohesh se deri ne cfar pike duan te arrijn njerzit..!'


What most people need to learn in life is how to love people and use things instead of using people and loving things. (Anonymous)

Jeta është një shans, kape. Jeta është bukuri, adhuroje. Jeta është bekim, shijoje. Jeta është ëndërr, bëje realitet. Jeta është sfidë, përballoje. Jeta është detyrë, kryeje. Jeta është lojë, luaje. Jeta është e çmuar, kujdesu për të. Jeta është pasuri, vlerësoje. Jeta është dashuri, jetoje. Jeta është mister, zbuloje Jeta është premtim, mbaje. Jeta është trishtim, kaloje. Jeta është himn, këndoje. Jeta është luftë, pranoje. Jeta është aventurë, rrezikoje. Jeta është jetë, mbroje.

 JETA

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje.